Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski me kolegë do të marin pjesë në forumin e shtatë ekonomik Delfi në Greqi

Shkup, 30 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe ministrat e Financave, Ekonomisë, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, do të marrin pjesë në Forumin e shtatë ekonomik Delfi në Greqi që do të mbahet prej 6 deri më 9 prill, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në konferencën për shtyp në Athinë, kryetari dhe nënkryetari i Forumit e prezantuan programin, theksuan se qëllimi është të mbulohen të gjitha temat, ndërsa këtë vit, për shkak të luftës, një pjesë e madhe do t’i kushtohet Ukrainës, por edhe sfidave gjeopolitike.

Forumi ekonomik Delfi është nën patronatin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropulu, e cila do të flasë në hapjen solemne më 6 prill, ndërsa ditën e fundit, në mbyllje do të flasë kryeministri grek, Kiriakos Micotakis.

Në Forumin e shtatë ekonomik Delfi të titulluar “New Realities” janë konfirmuar 760 folës nga 36 vende, ndërsa do të përfshihen një sërë temash, siç janë siguria botërore, ekonomia globale, ndryshimet klimatike, e ardhmja e BE-së, teknologjia, shëndetësia, shoqëria, kultura, etj.

Sipas listës zyrtare të pjesëmarrësve, nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të jashtme, Bujar osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Duke pasur parasysh atë se të pranishëm do të jenë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, BeH-së, Kosovës dhe Malit të zi, edhe këtë vit është paraparë pjesë e posaçme kushtuar Ballkanit Perëndimor, diçka që e konfirmoi edhe themeluesi dhe kryetari i Forumit, Simeon Comokos, duke u përgjigjur në pyetje të korrespondentes së MIA-s nga Athina.

Është konfirmuar pjesëmarrja edhe e komisarëve dhe përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian, ndërsa përveç një sërë panel diskutimesh, janë planifikuar edhe ngjarje të mbyllura, ndërsa një e tillë do t’i kushtohet Turqisë

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy