Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski me këshillin e ambasadorëve tregon çfarë na nevojitet për eurointegrimet

Shkup, 1 dhjetor – Na nevojitet e tërë njohuria dhe memoria institucionale për eurointegrimin më të rëndësishëm historikisht që na paraprin, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm të përfaqësuesve të Këshillit të ambasadorëve, kryetarit Muhamed Halili, Tihomir Ilievski, Eleonora Petrova, Ljupço Arsovski, Iljaz Sabriu dhe Nano Ruzhin.

Në takim, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, u bisedua rreth procesit rrjedhës të skriningut, si dhe hapat e ardhshëm të cilët Qeveria i zbaton në negociatat me BE-në. U përshëndet vendosmëria e Qeverisë, e cila është e dukshme në zbatimin e procesit të skriningut, por edhe drejt ruajtjes së kursit evropian të shtetit.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria është tërësisht e vendosur me politikat e BE-së, ndërsa gjithsesi edhe si anëtare e NATO-s fuqimisht kontribuon drejt bashkimit dhe bashkësisë në politikën e Aleancës.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen globale me krizën energjetike të shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimit të gjendjeve dhe skenarëve të mundshëm për dimrin që po vjen.

Related posts

Debati për buxhetin vazhdon nesër

Xh M

Maksuti: Ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme, por nuk dihet se si do të arrihen

Redaksia

Xhaferi e pranoi interpelancën, seanca do të caktohet brenda afatit të paraparë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More