Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski, Mariçiq dhe Shekerinska në panelin “Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?”

Shkup, 18 dhjetor – Në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert – zyra Shkup dhe PolitikUm – Institutit për politika të qëndrueshme dhe inovative, sot në Shkup, në Hamamin e Daut Pashës do të mbahet ngjarje në kuadër të projektit “Proces i reviduar i zgjerimit të Bashkimit Evropian: kontekst i ri gjeopolitik, mundësi të reja, rreziqe të njejta”.

Ngjarja do të fillojë me paraqitje të kryetares së Institutit PolitikUm dhe nënkryetare e Partisë së socialistëve evropianë (PSE), Radmilla Shekerinska dhe drejtorit të Fondacionit Fridrih Ebert në Maqedoni të Veriut, Peter Hurelbrink.

Në panelin me titull “Zgjerimi gjeopolitik i BE-së: Mundësi të reja, rreziqe të vjetra?” do të flasin kryetari i Qeverisë së RMV-së, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, kryetari i Delegacionit të Komitetit të përzier parlamentar BE-Republika e Maqedonisë së Veriut, Andreas Shider dhe kryetari i “ELIAMEP”, profesor në Universitetin e Athinës, Llukas Cukalis. Moderatore e panelit do të jetë profesoresha nga Fakultetit juridik “Justiniani i Parë”, Renata Deskoska.

“Qëllimi i ngjarjes është të fokusohen disa çështje të caktuara, lidhur me ngjarjet e fundit dhe qëndrimet e liderëve dhe ekspertëve në drejtim të zgjerimit të BE-së, si dhe konkludimet nga puna e grupit të ekspertëve që gjatë vitit 2023 i përmblodhi qëndrimet e zërave progresiv, ekspertëve, kreatorëve të mendimeve dhe gazetarëve”, ceket në kumtesën e organizuesve të ngjarjes.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy