Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: LSDM-ja është e hapur për të gjithë anëtarët e saj, gjithkush mund të japë kontribut

Shkup, 3 tetor – Partia është e hapur për të gjithë anëtarët e LSDM-së dhe çdokush konform përvojëes që e ka mund të kontribuojë drejt sigurimit të asaj që është realizim i qëllimeve të LSDM-së, e ai është vazhdimi i rrugës eurointegruese të shtetit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke e komentuar praninë e ish-kryeministrit Zoran Zaev në takimin koordinues të ekipit srategjik  të partisë.

“Në tryezë kishte dy kryeministra, një i mëparshëm dhe një aktual teknik, ish-sekretarë të përgjithshëm të partisë, ish-nënkryetarë të partisë. Që nga dita e parë e mandatit tim si kryetar i partisë kam thënë se partia është e hapur për të gjithë anëtarët e LSDM-së dhe se çdokush konform  përvojës që e ka mund të kontribuojë drejt sigurimit të asaj që është realizim i qëllimeve të LSDM-së të shprehura përmes politikave që i zhvillojmë në vend, e këtu para se gjithash mendoj në një bashkësi të gjerë në vend me qëllim të vazhdimit të rugës eurointegruese të shtetit”, tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kopshtin “13 Nëntori”.

Takimin e vlerësoi se produktiv dhe konstruktiv, në të cilin janë ndarë përvoja në bazë të së cilës mund të nxirren numër i madh i konkluzioneve që do të mund të zbatohen si në punën partiake, ashtu edhe në miratimin e vendimeve të caktuara në nivel parlamentar. 

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy