Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Kur themi se po ndërtojmë shtet europian, nënkuptojmë cilësinë

Shkup, 11 Nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se Qeveria në bashkëpunim me TAV-in realizon projekte infrastrukturore në mbarë vendin, në të gjitha rajonet planore.

 

Kryeministri thekson se vlera totale për të 94 projektet e infrastrukturës është 49.7 milionë euro. Në kuadër të kësaj, ai shtoi se një pjesë e madhe e projekteve kanë përfunduar, e disa janë në fazën përfundimtare.

“Kjo do të thotë se edhe në kohë krize ekonomike globale, ne qëndrojmë të vendosur në përcaktimin tonë strategjik, investime intensive në infrastrukturë në nivel lokal, që do të thotë një jetë më e mirë.

Sepse kur themi se po ndërtojmë shtet evropian, para së gjithash nënkuptojmë cilësi evropiane të jetës dhe standard evropian të jetës për të gjithë qytetarët, këtu në shtëpi”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Related posts

Arrijnë 200 pajisjet e para për identifikim biometrik të votuesve

N E

Visar Ganiu prezanton projektet e realizuara para qytetarëve të Çairit (Video)

Z.H

Drejtori i MEPSO, Orhan Murtezani lidh Maqedoninë me Shqipërinë (FOTO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More