Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

Tetovë, 24 shkurt – Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deklaroi se do të jetë i kotë ndryshimi i ligjit me të cilin do të vazhdohet afati i kohëzgjatjes së pasaportave me emrin Republika e Maqedonisë sepse ajo duhet të harmonizohet me Greqinë dhe BE-në. Ai theksoi se Qeveria duhet të sigurojë pajtueshmëri nga vendet anëtare të BE-së nga pala tjetër nënshkryese-Greqia, e më pas të bisedojë për ndryshim të ligjit.

Afati për kohëzgjatjen e dokumenteve të udhëtimit për përdorim ndërkombëtar është në pajtim me ligjin, i cili është harmonizuar me ligjin për ratifikim të marrëveshjes me Greqinë, tha Kovaçevski duke shtuar se dokumentet e udhëtimit nuk nevojiten brenda shtetit, por jashtë vendit.

“Megjithatë unë deri më tani nuk kam dëgjuar nga asnjë institucion në Bashkimin Evropian nga asnjë institucion në Greqi të cilët janë të gatsshëm ta anulojnë marrëveshjen në pjesën e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit. Ajo që mund të them se të gjitha resurset në MPB dhe në institucionet e tjera të cilat janë të obliguara për dokumentet e udhëtimit duhet të kahëzohen drejt përfundimit sa më të shpejtë të këtij procesi. Shoh se ka arritur dërgesa e re e formularëve për dhënien e pasaportave dhe se e reja duhet të vijë dhe me rritjen e kapaciteteve, fokusimi në atë detyrë nga të gjitha organet kompetente konsideroj se atë duhet ta përfundojmë dhe ajo çështje të mbyllet në interes të të gjithë qytetarëve”, theksoi Dimitar Kovaçevki nga vizita në rajonin e Tetovës.

Në pyetjen e gazetarëve nëse ai, derisa ishte kryeministër, ka tentuar të bëjë diç t[ë tillë me Greqinë, Kovaçevski tha se ka pasur takime, por se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet. Sipas tij të gjitha aktivitetet duhet të bëhen në atë drejtim dhe konsideron se opozita rreth asaj çështjeje i ndryshon qëndrimet sipas neovjës.

Theksoi se VMRO-DPMNE, thonë marrëveshja me Greqinë është relaitet edhe psse thonë se ditën kur të vijnë në pushtet, do ta ndërrojnë emrin kushtetues dhe do ta kthejnl emrin e vjetër kushtetues.

Ai i porositi se LSDM si parti kanë vendosur për qëndrim rreth asaj çështjeje, ndërsa edhe VMRO-DPMNE-ja duhet ta bëjë të njejtën dhe të tregojë guxim më të madh.

Kovaçevski në fund kërkoi përgjigje, cili është qëndrimi i saktë i opozitës për emrin kuhtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky