Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski – Koja: Është i madh kontributi i OSBE-së në procesin e reformave dhe demokratizimit në shoqërinë maqedonase

Shkup, 22 dhjetor – Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së, Bojan Mariçiq, u takuan sot me një delegacion të OSBE-së të kryesuar nga shefi i misionit, ambasadori Klemens Koja.

 

Kryetari Kovaçevski falënderoi misionin e OSBE-së për kontributin e dhënë, veçanërisht në fushën e proceseve zgjedhore, legjislacionit zgjedhor, si dhe në pjesën e promovimit të vlerave demokratike, sundimin e ligjit, punën e policisë dhe avancimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“OSBE-ja është një organizatë e rëndësishme ndërkombëtare, e cila me praninë dhe angazhimin e saj këtu jep një kontribut të rëndësishëm në demokratizimin e gjithë shoqërisë sonë. Është e rëndësishme përkrahja dhe përkushtimi i OSBE-së në fushën e legjislacionit zgjedhor”, tha Kovaçevski.

Derisa shefi i Misionit të OSBE-së, Koja theksoi se OSBE-ja vazhdon me një përkushtim të fortë të përfshihet në procesin e reformave, duke i ndihmuar institucionet që vazhdimisht ta përmirësojnë punën e tyre.

Duke iu referuar kryesimit me OSBE-në nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2023, ai theksoi se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë vitin e ardhshëm për t’u përgatitur më mirë si vend kryesues dhe për të dhënë shembull pozitiv për rajonin dhe Evropën me kryesimin e OSBE-së.

Related posts

Editorial/ Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me Greqinë pasi mund ta pësojë si me Bullgarinë

Z H

Takimi i lamtumirës i Xhaferit me ambasadorin çek Toman

Z H

Nga janari do të paguhet kompensim mujor për specializantët

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More