Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Kemi pozicione të qarta se për identitetin nuk negociohet

Shkup, 17 qershor – Për momentin te ne nuk ka ardhur propozim i cili është harmonizuar në nivel të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Nëse vendet anëtare, përfshirë edhe Republikën e Bullgarisë harmonizojnë propozim sa i përket zgjerimit në samitin e ardhshëm, atëherë ai do të dërgohet te ne dhe ne si të tillë do ta shqyrtojmë dhe do t’i japim vërejtjet tona, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Ohri, ku merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog.

Kovaçevski theksoi se ne kemi pozicione shumë të qarta, gjegjësisht se për gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk bisedohet dhe se korniza e bisedimeve është dokument multilateral i cili duhet të miratohet nga ana e të gjitha vendeve anëtare dhe do të mundësojë mbylljen përgjatë procesit të të gjitha çështjeve të hapura të cilat ne i kemi në procesin e anëtarësimit drejt BE-së.

Ai theksoi se zgjidhja duhet të përmbajë zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe garanci se me këtë nuk do të ekzistojnë kurrfarë kërkesash të tjera sa i përket përparimit tonë të mëtutjeshëm në integrimin në BE.

“Ne si shtet e çmojmë përpjekjen e presidencës së BE-së dhe të presidentit francez Makron i cili në vigjilje të Samitit ka iniciativë për gjetjen e zgjidhjes, siç informuan mediat, ekziston propozim i cili dukshëm është dërguar në Republikën e Bullgarisë dhe që do të duhet ta shqyrtojnë përgjatë institucioneve të tyre. Nëse një propozim i tillë mbërrin i harmonizuar në nivel të të gjitha vendeve anëtare të BE-së ne do ta shqyrtojmë dhe do t’i japim vërejtjet tona”, tha Kovaçevski.

Sa i përket dinamikës së brendshme të marrëdhënieve politike në Bullgari, Kovaçevski tha se është rëndë të komentohet.

“E kam thënë disa herë se në këtë proces të bisedimeve me Bullgarinë kemi pasur një qëndrim që ka qenë në drejtim dhe qasje të gjetjes së një zgjidhjeje dinjitoze të bazuar në vlerat evropiane dhe si qeveri në asnjë moment nuk e kemi politizuar dhe instrumentalizuar këtë proces për përdorim politik të përditshëm dhe për të fituar pikë politike. Për dallim nga Republika e Bullgarisë ku kjo çështje vazhdimisht instrumentalizohej dhe politizohej dhe shohim se është bërë një nga pikat e luftës së brendshme politike në Bullgari”, tha Kovaçevski, duke theksuar se çfarë do të ndodhë atje nuk mund ta dimë, sepse kjo varet nga zhvillimi i ngjarjeve në Parlamentin e tyre.

Sipas tij më së mirë është që këtë ta ndjekim si edhe të gjithë të tjerët që e bëjnë dhe për çdo ngjarje të ardhshme normal do të informohemi.

Kryeministri theksoi se nuk duhet të lidhemi për data për fillimin e bisedimeve, sepse, siç tha, kjo më së paku varet nga ne në këtë moment.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka katër raporte të njëpasnjëshme pozitive nga BE-ja dhe në disa kapituj të caktuar kemi harmonizim më të madh nga vendet të cilat tashmë i kanë filluar bisedimet. Ne jemi plotësisht të gatshëm. A do të heqim dorë? Jo, nuk do të heqim dorë duke pasur parasysh atë që BE-ja është qëllim strategjik i shtetit tonë”, përfundoi Kovaçevski.

Dje edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në përgjigje të pyetjes nëse është i njoftuar me propozimin francez për heqjen e vetos nga ana e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut dhe a ka qëndrime konkrete, tha se së pari duhet të shohim propozim të harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare dhe të japim përgjigje për pozicionin tonë në propozimet e tilla.

“Së pari duhet të shohim propozim të harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare dhe të japim përgjigje për pozicionin tonë për propozimet e tilla. Ne jemi edhe në koordinim të brendshëm, pozicioni ynë është se do të komentojmë dhe do të japim qëndrimet tona pasi propozimi do të dorëzohet në mesin e vendeve anëtare ose do të komentojmë qëndrim që do të ketë mbështetje nga të gjitha vendet anëtare, mendoj se kjo është mënyra më e drejtë që të komunikojmë”, theksoi Osmani në konferencën për media në Ohër para fillimit të Forumit të Prespës për Dialog.

Franca dje paralajmëroi se ta dorëzojë propozimin zyrtar për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, ndërsa siç informuan më parë mediat bullgare, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov pas kësaj në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Zhurnal.mk

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy