Shkup, 20 dhjetor – Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar në kërkesën për një zgjidhje të përbashkët reciproke, me Bullgarinë, në pajtueshmëri me vlerat evropiane. Ka sinjale të caktuara nga kryeministri Petkov dh epres të vijmë deri në një zgjidhje. Qytetarët tanë duan dhe meritojnë të jetojnë sipas vlerave të standardeve dhe vlerave të BE-së, prandaj do të përkushtohemi në reformat të cilat këto vlera i sjellin në vendin tonë, deklaroi lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në takimin në mëngjesin e sotëm me euroambasadorin në vend Dejvid Gir.
Në takim me Girin, siç bëri të ditur LSDM-ja, është biseduar për disa tema aktuale, të rëndësishme për reformat dhe procesin e eurointegrimeve të shtetit.
Kovaçevski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga BE-ja dhe theksoi se si kryetar i ri i LSDM-së dhe kryetar i ardhshëm i Qeverisë para vetes ka vendosur disa prioritete në punën, efikasitetin e institucioneve, zgjidhjen e sfidave me krizën energjetike dhe pandeminë, realizimin e reformave ekonomike, luftë joselektive kundër korrupsionit të cilat do të çojnë në një standard më të lartë ekonomik dhe përparim në rrugën eurointegruese të shtetit dhe se në të gjitha këto prioritete, BE-në e shohim si partnerin tonë.
Kovaçevski theksoi se Qeverinë e ardhshme që do ta udhëheqë do të përbëhet me njerëz të dëshmuar, profesionistë dhe reputacion, ndërsa puna e Qeverisë do të fokusohet në agjendën e gjelbër, përparim të standardit ekonomik dhe luftë të përkushtuar kundër korrupsionit.
Euroambasadori Gir i shprehu urime Kovaçevskit për zgjedhjen e tij, duke shtuar se edhe ai dhe Qeveria e re do të vazhdojnë të kenë aleat të fuqishëm në BE dhe se kjo do të tregohet në vepër.
Ai theksoi se Unioni do të ndihmojë të arrihet deri në një zgjidhje të pranueshme të përbashkët me Bullgarinë me qëllim që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.