Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: E dënojmë aktin e agresionit të hapur ushtarak nga Rusia ndaj Ukrainës

Shkup, 24 shkurt – E dënojmë aktin e agresionit të hapur ushtarak nga ana e Rusisë ndaj Ukrainës. Lufta është mënyra më e keqe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ndërsa agresioni ndaj Ukrainës është kërcënim për paqen evropiane dhe atë botërore, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Qeveria e ndjek me shumë vëmendje situatën në Ukrainë. Gjendja e sigurisë në vendin tonë është stabile dhe në këtë moment nuk ekziston kërcënim direkt për sigurinë e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Kovaçevski.

Përveç gjendjes së sigurisë, ka shkruar kryeministri Kovaçevski, Qeveria nga afër i ndjek edhe ndryshimet në vijimet ekonomike botërore të cilat janë destabilizuar nga gjendja e saposhkaktuar.

“Qeveria si deri më tani do të veprojë me përgjegjësi maksimale dhe në interes më të mirë të mbrojtjes së ekonomisë dhe gjendjes financiare të qytetarëve”, theksoi Kovaçevski në postim.

Related posts

Komuniteti i biznesit pret komunikim thelbësor me institucionet shtetërore

Z.H

Probe launched after corrosive substance thrown over three people in London

Z.H

Dendias: Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë menjëherë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More