Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski do të mbajë fjalim në debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropë” në Samitin e Këshillit të Evropës

Shkup, 17 maj  – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në ditën e dytë të Samitit të Këshillit të Evropës në Rejkjavik, do të mbajë fjalim në Debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropë”.

Në debatin e përgjithshëm fjalime hyrëse do të kenë kryeministrja e Islandës, Jakobsdotir, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Pejçinoviq-Buriq dhe kryetari i Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, Tini Koks, ndërsa më pas është parashikuar të mbajnë fjalime të 48-të krerët e vendeve-anëtare në Samit.

Samiti i katërt i Këshillit të Evropës, që këtë vit zhvillohet në Rejkjavik, i kushtohet Ukrainës dhe ka të bëjë me paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Qëllimi i Samiit është të bashkohen vendet anëtare drejt parimeve për demokraci, duke siguruar një kuptim të qartë për atë se si ta sigurojmë dhe përforcojmë demokracinë në Evropë.

Në rendin e ditës në Samitin e Këshillit të Evropës është formimin i një regjistri për të regjistruar dëmet e shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe për të riafirmuar dhe promovuar vlerat bazë: të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Në fund të Samitit, Islanda do t’i dorëzojë zyrtarisht Letonisë presidencën me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për një periudhë gjashtëmujore.

Related posts

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Xh M

Caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin kryesor për vrasje që ndodhet në arrati

Xh M

Gërkovska: Të gjitha institucionet kompetente duhet ta përmbushin pjesën e tyre të detyrës që të kemi sistem efikas rezistent ndaj korrupsionit

Xh M