Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski: Diversifikimi i burimeve për furnizim me energji është vendimtare për pavarësinë e energjisë

Nju Jork, 22 shtator – Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë një ligjërate në Universitetin Kolumbia në një diskutim me studentët iu përgjigj pyetjes për investimet në energjetikë

 

“Kemi filluar projekte strategjike në shtet për ndërtimin e fotovoltaikëve. Kapaciteti bazë që na nevojitet në vend është 1.5 gigavat energji bazë, në këtë moment na mungojnë 30%, pra 500 gigavat. Ne duam ta mbushim atë hapësirë me fotovoltaikë dhe turbina me erë, ne bëjmë marrëveshje strategjike vetëm me kompani gjermane, amerikane dhe franceze dhe ato shkojnë direkt në Kuvend për shkak të orientimit strategjik të shtetit. Por këto burime që ju përmenda nuk do të sigurojnë energjinë bazë, ato zakonisht vijnë nga burime 24/7 dhe prandaj po diskutojmë për termocentralet e gazit me gjenerim të përbashkët që duhet të ndërtohen në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe hidrocentralet që do të ndërtohet pikërisht me vendet që janë partnerë tanë strategjikë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se lidhshmëria rajonale është e një rëndësie të madhe në ndërtimin e objekteve energjetike.

“Kur ndërton energjinë bazë, nuk e ndërton vetëm për një vend, sepse ne jemi vende të vogla, duhet të jenë projekte rajonale dhe për këtë arsye ne po bashkohemi me Greqinë, me Shqipërinë, për të ndërtuar këto energji bazë për energji prej gjysmë gigavat.

Së shpejti do të shihni nëse do të ndiqni politikat e Evropës se ne do të shpallim një projekt së bashku me Kryeministrin Micotakis dhe Kryeministrin e Bullgarisë. Së dyti, për sa i përket gazit, ne nuk duam të mbështetemi vetëm tek gazi rus, kështu që tashmë kemi rezervuar objekte në Aleksandropoli të Greqisë ku do të ketë një terminal gaz natyror i lëngshëm dhe ne si vend do të kemi pjesën tonë. Tashmë kemi filluar me gazsjellësin e ri që do të shkojë nga jugu në veri, nga Selaniku në Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta do të lidhet edhe Kosova, Serbia, Rumania dhe do të na furnizojë me gaz natyror të lëngshëm.

Me këtë interkonektor do të mund të lidhemi me gazsjellësin transatlantik dhe të marrim gaz nga Azerbajxhani, sepse gazi i tyre është gjithmonë më i lirë dhe gjithmonë më i besueshëm. Praktikisht, ky është diversifikimi i burimeve në furnizim”, tha Kovaçevski.

Pres shërbimi i Qeverisë

Related posts

Bejta premton zgjidhje për deponinë “Rusino”

D V

Kasami i “shpërblen” për bajram të punësuarit komunal

Xh M

Musliu: Rezultati nuk është dramatik, por është një mesazh serioz për qeverinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More