Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski dhe Petkov paralajmërojnë faqe të re të raporteve mes Shkupit dhe Athinës

Shkup, 10 janar – Hapje të faqes së re në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe ndërtimin e një miqësie të sinqertë dhe një të ardhme më të mirë për dy vendet, pret mandatari i ri për kryeministër Dimitar Kovaçevski nga takimi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, i cili më 18 janar vjen për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Kovaçevski në intervistë për MOIA-n thotë se pret t’i konfirmojnë bazat për bisedat dhe format e mëtejshme të bashkëpunimit dhe përparimit, por edhe hapësirë të veprimit jashtë kornizave dhe termineve të ashpra historike.

“Kjo është parakusht për përparim. Afrimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha sferat e jetës është parakusht i domosdoshëm për mënjanimin e dyshimeve dhe përceptimeve të gabuara. Unë jam i gatshëm të hapim faqe të re në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe të ndërtojmë miqësi të sinqertë dhe ardhmëri më të mirë për të dy vendet. Duhet të largohet fjala e urrejtjes. Realisht kemi më shumë ngjashmëri se dallime si shtete dhe duhet të përqëndrohemi në interesin e përbashkët. Vetëm me qasje të tillë do të mbahemi mend si liderë, të cilët konfliktet ballkanike i kanë tejkaluar me qasje evropiane. Përmes politikës së respektit të ndërsjellë, ndërtimit të ardhmërisë, bashkëpunimit dhe kompromiseve”, tha Kovaçevski në intervistën për MIA-n.

Ai theksoi se të dy vendet kanë potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit konkret në më shumë sfera: ekonomi, infrastruktura, turizmi, arsimi dhe kultura, ndihmë në integrimet evropiane dhe afrimin e popujve dhe qytetarëve tanë.

Kovaçevski thotë se në tërë këtë process nuk do të lëshonte pe nga e drejta për vetpërcaktim dhe identitetin dhe gjuhën, që është e drejtë e pamohueshme e çdo populli.

“Për këtë shkak në negociatat nuk mund të bëjmë lëshime rreth asaj se jemi maqedonas nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët flasin gjuhë maqedone dhe kanë identitet të posaçëm. Kjo qëndron edhe në Deklaratën, të cilën e miratoi Kuvendi jonë, me përkrahje nga të gjitha partitë”, thotë Kovaçevski.

Edhe kryeministri bullgar Kirill Petkov pret që vizita e tij të shënojë fillim të ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do t’i prezantojë hapat e ardhshëm që dy qeveritë do t’i ndërmarrë për zgjidhje të çështjeve të hapura bilaterale.

“Duhet ta ndryshojmë pikëpamjen tonë për atë se çka do të thotë Republika e Maqedonisë së Veriut të negociojë me BE-në dhe të jetë pjesë e saj në të ardhmen. Le të bisedojmë për të gjitha përfitimet që do t’i kemi ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nga ky proces”, citohet në kumtesë deklarata e kryeministrit Petkov.

Sipas MPJ-së së vendit tonë, vizita është planifikuar të realizohet menjëherë pas marrjes së funksionit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me këtë, dy shtetet dëshmojnë për rëndësinë që ia japin marrëdhënieve të ndërsjellta dhe bashkëpunimit. Në takime pritet të riafirmohen rezultatet e deritanishme dhe përparimin e arritur, si dhe të vendoset komunikim plotësues intensiv në drejtim të tejkalimit të dallimeve për çështje të rëndësishme bilaterale mes dy vendeve”, thekson MPJ.

Në fokus të bisedave, sipas Ministrisë, do të jetë implementimi konsekuent i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të nënshkruar mes dy vendeve në gusht të vitit 2017, si dhe vazhdimi i përpjekjeve për përparim në tentimet që të sigurohet përkrahje për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Ambasadorja franceze në bullgari, Florens Robin deklaroi se për vendin e saj çështja e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jashtëzakonisht me rëndësi dhe si kryesuese me BE-në në gjysmën e parë të vitit 2022 Franca do të ofrojë ndërmjetësim për përballje me kontestin mes Sofjes dhe Shkupit, Në këtë mënyrë, siç thotë në deklaratën për radio Darik, do të mund të zgjidhet kontesti mes dy vendeve dhe do të pohohet përcaktimi evropian i Parisit.

Sipas ambasadores Robin, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe është çështje e sigurisë rajoni të kyçet më shumë në politikat e BE-së, zhvillimin ekonomik dhe këmbimin në përgjithësi. Ambicia e Francës është ta konfirmojë përkushtimin e vet evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, e posaçërisht ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Florens Robin deklaroi se ka konteste mes vendeve fqinje, dhe shfaqi bindje se me vullnet të mirë dhe përmes diskutimeve dhe promovimit të respektimit të të drejtave qytetare dhe respektimit të pakicave, ata do të mund t’u përgjigjen këtyre sfidave. Sipas saj, me të vërtetë është me rëndësi stabiliteti dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira, ndërsa me “mirëkuptim dhe dëgjim, gjërat mund të rregullohen”.

Shoqata qytetare për miqësi bullgaro-maqeodnase “Nën një qiell”, së bashku me Institutin për perspektiva ballkanike, Klubi kulturor ballkanik – Shkup dhe Oda ekonomike E Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u dërguan letër të hapur kryeministrave të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën e përshëndesin dëshirën e dy kryeministrave për ndryshimeve dhe për shfrytëzim të muajve të ardhshëm për arritje të rezultateve pozitive.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, ata i përshëndesin hapat konstruktiv të qeverisë së re bullgare dhe personalisht të kryeministrit Kiril Petkov dhe shpresojnë se edhe Dimitar Kovaçevski dhe qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse zgjedhen, do të bëjnë hapa të tillë të njejtë korrekt dhe të saktë. Sipas autorëve të letrës, kërkesa e Petkovit për zgjerim të marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit me grupe të përbashkëta të punës në sfera të ndryshme janë mundësi të mbështeten në Marrëveshjen për miqësi, e cila, ceket, duhet të jetë fundamentale për marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjithashtu, shtohet, do t’i mundësojë Bullgarisë ta kthejë rolin e vet të dobishëm në inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin Evropian, si dhe t’i nxisë aspiratat e vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor për anëtarësim në BE.

Related posts

Shtrenjtohet përsëri dizeli, benzina ngelet e njejtë

Z.H

E diela ditë jo pune, Oda Ekonomike, tërheq iniciativat nga Gjykata Kushtetuese

D V

Aktivitete në kuadër të projektit për arsim profesional të financuar nga BE-ja

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More