Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski dhe Osmani takojnë Mishelin

Nju Jork, 21 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kryeministri Dimitar Koveçevski sot  në margjinat e Sesionit të Përgjithshëm të 77-të të KB-së realizuam një takim të shkurtër me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishelin, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian në këtë ngjarje të rëndësishme multilaterale.

 

Në takim, reciprocikisht u konfirmua kënaqësia se Maqedonia e Veriut  ndodhet në një fazë cilësisht më të lartë në marrëdhëniet e saj me BE-në, pas fillimit të negociatave.

Ministri Osmani në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se nga ana e kryetarit të Këshillit Evropian u theksua mbështetja e qartë e Unionit për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me sigurimin e një procesi të besueshëm dhe të drejtë të anëtarësimit.

“Në takim u diskutua edhe për takimet e para tashmë të zhvilluara me BE-në në kuadër të procesit të skriningut, i cili është planifikuar të zgjasë deri në nëntor të vitit të ardhshëm, dhe pala jonë rikonfirmoi gatishmërinë e lartë të vendit për një proces të suksesshëm negociues, veçanërisht duke pasur parasysh se shteti ka qenë prej kohësh në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe shënon mbi 45 për qind të legjislacionit të transpozuar të BE-së në legjislacionin e brendshëm”, shkruan Osmani në Fejsbuk.

Related posts

Kush kujdeset më shumë për qytetarët në kohë krize, përplaset VMRO dhe LSDM

Xh M

Deponia “Rusino” së shpejti për gjithë Pollogun

D V

VMRO-DPMNE sonte do të vendosë për propozimin për referendum kundër ndryshimeve kushtetuese

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More