Agjencia Zhurnal.mk.

Kovaçevski deri te Mickoskit: I porosisë edhe një herë se ashtu siç nuk pranoj shantazhe, aq më pak reagoj ndaj kërcënimeve

Shkup, 28 prill– E kam thënë shumë herë dhe do ta them përsëri, nuk pranoj shantazhe. Kjo është hera e dytë që Mickoski përpiqet të më shantazhojë dhe ne e dimë shumë mirë se si përfundoi hera e parë. Ambiciet e tij politike egoiste nuk më shqetësojnë mua, por interesin e qytetarëve dhe shtetit, ka bërë të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski në statusin e tij në Fejsbuk.

 

“Si qeveri kemi punë shumë të përgjegjshme, dhe ajo është menaxhimi i krizës më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk duhen as mbledhje për zgjedhje, as zgjedhje, por veprim i përgjegjshëm i të gjitha partive politike. Duhet Kuvend funksional për miratimin e ligjeve dhe shpenzimin racional të buxhetit në këto kohë krize. Por, Mickoski, padyshim, nuk është i interesuar për këtë sepse asnjëherë nuk është interesuar për qytetarët dhe nevojat e tyre, por vetëm për karrierën e tij politike. Fatmirësisht ne jemi parti dhe Qeveri e përgjegjshme që nuk do të lejojmë që dëshirat e tilla të opozitës të nënkuptojnë dëm për qytetarët, pasiguri, shpenzime të mëdha buxhetore dhe kriza të reja”, ka shkruar Kovaçevski.

Sa i përket kërcënimeve për lloj radikalizimi, thekson ai, i them edhe një herë që duke qenë se nuk pranoj shantazhe, ndaj kërcënimeve aq më pak reagoj.

“Destruktiviteti është veçori dhe shenjë mbrojtëse e Mickoskit dhe partisë së tij, por qytetarët e shohin dhe e njohin këtë dhe besoj se i dënojnë ashpër njoftimet e tilla. Qeveria është stabile dhe qeveris me përgjegjësi, ndërsa deklaratat e Mickoskit janë pasqyrë e pafuqisë dhe mungesës së ideve për konstruktivitet. Nëse ka dashur të bëjë diçka konstruktive deri më tani, VMRO-DPMNE ka pasur mundësinë ta bëjë atë. Në vend të kësaj, ata prodhojnë lajme të rreme, ngrenë histeri dhe mobilizojnë protesta partiake. VMRO-DPMNE po bën gjithçka, përveç punës reale dhe konstruktive politike”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk./Zhurnal.mk

Related posts

Pa ujë nesër disa pjesë të Çairit

Redaksia

Kovaçevski do të ketë 13 këshilltarë, Zaev kishte 50

Z.H

U nënshkrua Marrëveshje kolektive mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK-ut

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More