Shkup, 13 tetor – Aktivitetet e ardhshme të cilat i presin të dyja vendet, në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe realizimit të prioriteteve të përbashkëta, me theks në disa fusha konkrete, janë shqyrtuar në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Ageler.
Kovaçevski dhe Ageler, siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, potencuan se partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve është në fazën e avancimit, nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit në kuadër të Dialogut strategjik dhe se kjo dinamikë lidhet me përcaktimet progresive politike të shtetit.
“Në këtë kontekst, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga SHBA-të në procesin që duhet të mundësojë përparimin e përgjithshëm të vendit, e veçanërisht në plan të eurointegrimeve, për të cilin bashkërisht u vlerësua se është e nevojshme të ruhet drejtimi evropian dhe se hapi i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie kyçe për atë”, theksohet në kumtesë.
Kovaçevski dhe Ageleri i kanë ndarë qëndrimi se subjektet politike pro-evropiane duhet ta njohin pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë moment, për të siguruar të ardhmen evropiane të qytetarëve të RMV-së.