Agjencia Zhurnal.mk.

Kounde s’është gati për ndeshjen e radhës ndaj Interit – nuk dihet se a mund të luajë në “El Clasico”

Julas Kounde nuk ka arritur të rikuperohet për ndeshjen ndaj Interit në kuadër të Champions League.

Përballja e mesjavës do ta gjejë futbollistin jo të gatshëm për këtë sfidë, pas lëndimit që mori në ndeshjen që Franca luajti ndaj Austrisë në Ligën e Kombeve.

 

Mjekët e Barcelonës ende nuk kanë dhënë ndonjë datë specifike se kur mund të kthehet lojtari, por brenda kampit katalunas i “kryqëzojnë gishtrinjtë” që francezi të jetë gati për El Clasico.

Lojtari është kthyer në një pikë referimi në qendër të mbrojtjes, andaj një mungesë e mundshme e tij të shtunën e 16 tetorit  do të jetë shumë e madhe.

Related posts

Tottenhami nuk e do Hazardin, por shikon nga Bale

D V

Benzema optimist: Hera e parë për mua këtu, shpresoj në lajme të mira

Lea Muslija

Liga e Kombeve: Sonte ndeshen Anglia dhe Italia

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More