Agjencia Zhurnal.mk.

Kostadinovska-Stojçevska: E harmonizojmë rregullativën ligjore, për mbrojtje më të mirë të trashëgimisë kulturore

Shkup, 1 dhjetor – Lidhshmëria e  arkitekturës, planifikimit dhe trashëgimisë kulturore si aspekte të pandashme janë reflektim i vlerave imanente të identiteti kulturor të një vendi, theksoi ministrja e Kulturëls, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në fjalimin në Takimin e dytë vjetor të arkitektëve dhe planifikuesve në organizim të Odës së arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar.

“Ky takim ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë ne, sepse në fokus të vet i vendosë arkitekturën dhe planifikimin si disiplina elementare në ekzistencën e një populli, por njëkohësisht e mban të gjallë diskutimin për përmirësim të mbrojtjes dhe trajtimit të trashëgimisë kulturore në shtetin tonë, që flet shumë për identitetin tonë kulturor”, theksoi Kostadinovska-Stojçevska në Konferencën e cila u mbajt në Manastir.

Ministrja e Kulturës, para të pranishmëve, arkitektëve të shquar të shumtë, planifikuesve, inxhinierëve nga i tërë shteti, nga Fakulteti arkitektonik në Shkup dhe Asociacioni i arkitektëve, foli për trashëgiminë e pasur kultirore dhe arkitektonike në Manastir, por edhe për sfidat me të cilat përballet qyteti me traditë shekullore.

Takimi i dytë vjetor i arkitektëve dhe planifikuesve u mbajt në temën: “Arkitekti de fakto, vizavi Arkitektit de jure”, ndërsa ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska e hapi edhe eksspozitën “Matëi i arkitekturës maqedonase” ku u prezantuan punime të cilat ishin pjesë të bienales së 20-t dhe të 21-të të arkitekturës në Shkup-BIMAS, me projekte të ekspozuara nga sfera e arkitekturës, urbanizmit, dizajnit dhe enterierit. 

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy