Agjencia Zhurnal.mk.

Kosovën në gjysmën e parë të këtij viti e braktisën 108 mjekë

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti gjithsej 108 mjekë e braktisën punën në institucionet shëndetësore publike në Kosovë dhe u larguan për ta ushtruar profesionin jashtë vendit, kryesisht në Gjermani.

Kryetari i Odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu për agjencinë Kosovapres deklaroi se trendi mjaft shqetësues i ikjes së kuadrit mjekësor, mes të cilëve edhe specialistë dhe specializantë, mes tjerash, është pasojë e mossuksesit të autoriteteve kompetente të përgatisin strategji cilësore për resurset njerëzore.

“Tani po tejkalohet numri që e parashohim për këtë vit, ndërkaq i cili ishte rreth 200 deri në fund të vitit. Vetëm në gjashtë muajt e parë kemi 108 mjekë të cilët tashmë i përgatitën dokumentet, e morën certifikatën për pastërti etike-profesionale, e cila u nevojitet për t’u larguar. Presim që deri në fund të vitit këtë ta bëjnë sigurisht 220 mjekë, kryesisht të rinj. Mes tyre  janë 7–8 specialistë dhe mbi 36 specializantë, përderisa të tjerët janë mjekë të cilët diplomohen dhe kjo është alarmante”, deklaroi Sejdiu.

Sipas tij, për parandalim të këtij trendi nevojitet investim serioz nga ana e shtetit për krijim të kushteve më të mira për punë dhe për specializime, si dhe rroga më dinjitoze.

“Tre shkaqet kryesore mbeten të njejta si vitin e kaluar: në vend të parë janë kushtet për punë, cilësia dhe kushtet e arsimit specializues dhe e treta është rroga… Zgjidhja e vetme është investimi serioz në shëndetësi, e me këtë rast nuk mendoj vetëm në aparaturë, por investim në resurse njerëzore… Në Kosovë nuk ka strategji të vërtetë, as për resurse njerëzore, as për shëndetësi, ndërkaq nuk ka as politika të vërteta shëndetësore”, thotë Sejdiu.

Related posts

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

D V

Ngrohtë dhe me diell 

D V

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy