Agjencia Zhurnal.mk.

Kosovë/ Arrestohen drejtorët e Urbanizmit në Pejë, Deçan dhe Istog

Rajan Arapi – drejtori i Urbanizmit në Pejë, Ramë Melaj – drejtori i Urbanizmit në Deçan, Jashar Blakaj – drejtori i Urbanizmit në Istog, janë të arrestuarit e tjerë nga aksioni që po zhvillojnë njësiti i krimeve ekonomike në rajonin e Pejës.

 

KALLXO.com raportoi para disa minutash se është arrestuar Lorenc Marleku, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Klinës.

Numri i zyrtarëve të arrestuar ka shkuar në 10.

Prokuroria e Pejës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në tri komuna, në Pejë, Istog dhe Klinë.

Ky aksion siç ka njoftuar Prokuroria ka të bëjë me gjetjen e provave për dyshimet rreth keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se ka të bëjë me ndërtime pa leje.

Në këtë aksion njoftohet janë të angazhuar pesë prokurorë dhe vet kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë./21media

Related posts

Kurti: Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi

D V

Një javë para zgjedhjeve, Qeveria Kurti premton spital për llapjanët

Redaksia

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More