Kosova U21, sonte, më fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë Anglinë në kuadër të kualifikimeve për për “Euro 2023”.
“Dardanët” pas fitores ndaj Andorrës, duken më të motivuar se kurrë për të vazhduar në rrugën e tri pikëve, ndonëse para vetes kanë një kombëtare të fortë sikurse është ajo e Anglisë.
Vetë selektori i kombëtares për U21, Albert Bunjaki, u shpreh se kanë bërë përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojnë në një rezultat pozitiv.
Kosova aktualisht gjendet në pozitën e katërt dhe me dy pikë më pak sesa Sllovenia dhe me një ndeshje më pak.