Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova U21 mposhtet me rezultat minimal nga Çekia

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar një tjetër humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Dardanët e rinj janë mposhtur nga bashkëmoshatarët e tyre çek me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua në minutën e 38-të, kur mbrojtësi i djathtë Gabriel u shërbye bukur në zonë nga Kohut dhe realizoi për 0-1.

Me gjithë rastet që patën Dardanët, deri në fund nuk arritën të shënonin.

Kësisoj Kosova pësoi humbjen e dytë në Grupin G.

Sa i përket çekëve, për ta ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje.

Edhe ndeshjen e radhës dy ekipet përfaqësuese do ta zhvillojnë mes vete, por në Ceske Budejovice pas pesë ditësh.

Kosova mbetet në vendin e katërt me tri pikë pas tri ndeshjeve.

Related posts

Aksidentet, DMSH-ja kërjon masa urgjente

Xh M

Dukagjini zhvillon ndeshjen e rëndësishme ndaj Prishtinës, hyrja në stadiumin “18 Qershori” do të jetë falas për tifozët

Redaksia

Shiu prish murin e Kazermës në Tetovë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More