Në këtë kamp përzgjedhësi Krasniqi kishte paraparë t’i kishte në dispozicion lojtarët që luajnë jashtë vendit, por për shkak se disa prej tyre nuk janë lejuar nga klubet e tyre, e disa tjerë munguan për shkaqe objektive, përzgjedhësi ka vendosur që të ftojë edhe lojtarë nga klubet vendore.
Të pranishëm në stërvitjen e sotme të Kombëtares U19 ishin edhe presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes, i cili ndodhet në Kosovë për takim zyrtar me kreun e FFK-së.
Ata vëzhguan nga afër paraqitjen e djelmoshave të rinj dardanë, gjeneratë kjo e cila është shumë e rëndësishme edhe për të ardhmen e Kombëtareve U21 dhe A. Në kuadër të këtij kampi, Kombëtarja U19 do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje testuese.
Ndeshjen e parë do ta luajë nesër në Hajvali, në orën 17:30 kundër Fushë Kosovës. Dardanët U19 bëjnë pjesë në grupin Grupin 10 të kualifikimeve së bashku me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.