Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova U17 (femrat) në grup me Gjermaninë

Sot në Nyon është bërë tërheqja e shortit për raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për U17 në konkurrencën e femrave, i cili do të mbahet prej 3 deri më 15 maj në Bosnje e Hercegovinë.

 

Formati kualifikues është bërë në sistem të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës U17 në vjeshtë e kaloi me sukses rrethin e garave në Ligën B, duke u promovuar në Ligën A. Tani në raundin e ardhshëm kualifikues në Ligën A, Dardanet U17 do të garojnë në Grupin A5, me Gjermaninë, Austrinë dhe Slloveninë. Fituesit e shtatë grupeve do të kualifikohen në Kampionatin Evropian, duke iu bashkuar Bosnje e Hercegovinës si nikoqire e turneut, derisa skuadrat që përfundojnë në pozitat e katërta në grupe do të bien në Ligën B, për edicionin e ardhshëm kualifikues 2022/23. Ndeshjet e Grupit A5 do të zhvillohen më 23, 26 dhe 29 mars 2022, derisa vendi nikoqir i ndeshjeve të këtij grupi do të vendoset javën e ardhshme nëpërmjet shortit nga UEFA. Po ashtu, sot është bërë tërheqja e shortit edhe për edicionin e ri kualifikues 2022/23 për Kampionatin Evropian për Kombëtaren U19 (femrat). Kosova do të bëjë pjesë në Ligën B në Grupin 4, së bashku me Skocinë, Estoninë dhe Kazakistanin. Gjashtë skuadrat fituese të grupeve dhe skuadrat e vendeve të dyta me bilancin më të mirë në duelet ndaj skuadrave të para dhe të treta do të promovohen në Ligën A.

Related posts

Shifrat tregojnë se Messi më shumë është i përkushtuar te Argjentina se sa te PSG

D V

Fury: Wilder është goditësi më i madh, por unë jam kampion bote i pamposhtur

D V

Armando Broja bëhet shqiptari i parë që shënon në Ligën Premier, faqja zyrtare e ligës vjen me një postim për sulmuesin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More