Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova U16 me fitore bindëse ndaj Kazakistanit

Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Durrës.

Dardanet e reja arritën të shënojnë fitore bindëse ndaj Kazakistanit, me rezultat 3:0.

Vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi patën paraqitje shumë të mirë dhe e dominuan ndeshjen gjatë tërë kohës dhe për asnjë moment nuk e vurën në pikëpyetje fitoren në këtë takim.

Rezultatin e zhbllokoi Ema Kërqota, në minutën e 7-të, derisa dy golat e tjerë i realizoi Bardha Mahmuti, në minutat 14 dhe 74.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon pas dy ditësh kundër Shqipërisë, derisa këtë turne e mbyll me ndeshjen kundër Malit të Zi, që luhet më 8 maj.

Ky turne do t’i shërbejë përzgjedhësit Munishi si parapërgatitje për kualifikimet e tetorit për Kampionatin Evropian 2022 me gjeneratën U17.

Related posts

Izet Mexhiti: Shkupianët e vërtetë nuk tradhtojnë! Shkupianët NUK e ulin flamurin kuq e zi përnjë grusht vota! Shkupianët janë e do t’mbesin Bajraktar të çështjes kombëtare!

Redaksia

Izet Mexhiti: Flamurin shqiptar do ta vendosim te përkrenarja e Skënderbeut (VIDEO)

Redaksia

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët (VIDEO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky