Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova synon fitore në “Fadil Vokrri” në miqësoren kundër Armenisë

Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Armenisë.

Kjo është ndeshja e parë miqësore e “Dardanëve” për muajin nëntor, ku pas tre ditëve do të përballen me Ishujt Faroe, po ashtu në “Fadil Vokrri”.

 

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Kosova e mposhti Qipron me rezultat të thellë 5:1, kurse Armenia u mposht nga Irlanda me rezultat të ngushtë 3:2.

Në gjashtë ndeshjet e fundit bilanc më të mirë të rezultateve ka Kosova, ku ka regjistruar tre fitore dhe tre humbje, krahas një fitoreje dhe pesë humbjeve të Armenisë.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka grumbulluar lojtarë kryesisht të rinj për ndeshjen e sotme, ku emrat me më shumë eksperiencë që janë ftuar janë Ibrahim Dresevic, Lirim Kastrati dhe Lirim M Kastrati, kurse yjet si Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani nuk janë thirrur.

Po ashtu, edhe trajneri i Armenisë ka grumbulluar lojtarë të rinj në skuadër, ku flitet se gjashtë prej tyre mund ta bëjnë debutimin me kombëtaren sot në Prishtinë.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni formacionet e mundshme të dy kombëtareve.

Kosova (3-5-2): Bekaj; Lirim R Kastrati, Dresevic, Dellova; Veliu, Rrudhani, Jashari, Idrizi, L Kastrati; Daku, Topalli

Armenia (5-3-2): Buchnev; Terteryan, Mkoyan, Haroyan, Voskanyan, Aventisian; Hovhannisyan, Grigoryan, Dashyan; Bichakhchyan, Shaghoyan

Related posts

Maqedonia e Veriut nuk arrin të fitojë as ndaj Bullgarisë

Xh M

Mësohet lista e grupeve për turneun CS:GO Major të PGL, pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles

D V

E rrallë: Adnan Januzaj uron Distria Krasniqin për suksesin në Lojërat Olimpike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More