Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova regjistron 356 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë tha më 11 janar se në Kosovë janë regjistruar 356 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 7,258 mostrave.

Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar 53 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 2,083.

Sipas infektologut në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) Sali Ahmetit, temperaturë deri në 39 gradë deri në tre ditë me radhë, ethe, kollë e thatë, lodhje, rrjedhje hundësh dhe dhembje muskujsh janë simptomat që manifestojnë pacientët e prekur me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë.

Në fund të dhjetorit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar praninë e variantit Omicron të koronavirusit.

Ky variant, i cilësuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është identifikuar për herë të parë në Afrikë të Jugut në muajin nëntor dhe që atëherë është përhapur në qindra vende të botës, duke u bërë dominues në disa.

Sipas Ahmetit, manifestimet klinike të Omicronit janë më të buta se ato të Deltës – deri më tash, variant dominues në Kosovë – por, shton ai, Omicron është më i transmetueshëm.

“Në rrethin familjar kur preket një anëtar, virusi pasohet pothuajse te të gjithë anëtarët tjerë”, thotë ai.

Sipas tij, trajtimi terapeutik për pacientët me Omicron është i njëjtë si për rastet e mëparshme.

Disa nga ilaçet që kërkohen për mjekimin e koronavirusit janë: paracetamol, favipiravir, fraksiparina, enoksaparin, remdesivir, lactoferrina dhe vitamina të ndryshme, varësisht gjendjes së pacientit.

Ndryshe, sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 4,232 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej fillimit të fushatës së imunizimit, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 791,547 persona.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi moshën 12-vjeçare. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës para tre muajsh, mund të marrin dozën përforcuese apo dozën e tretë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19.

Related posts

Kurti: Komiteti i Ministrave ta trajtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

D V

Rasti ‘’Reflektori’’ – aktakuzë ndaj gjashtë personave për blerje dhe shitje të narkotikëve

D V

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy