Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova regjistron 152 raste pozitive me Covid-19

Bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 5,474 testime.

 

MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga kjo sëmundje, ndërkohë raportohet për 20 raste me të shëruar nga COVID-19.

Në nivel vendi mbesin gjithsej 872 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MSH-së, janë dhënë 4,129 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot sipas MSH-së, 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ose 43 për qind e popullsisë.

Një ditë më parë, më 5 dhjetor, Kosova shënoi 107 raste pozitive me COVID-19 nga 5.561 testime.

Related posts

BE: Kosova dhe Serbia përmes dialogut ta zgjidhin çështjen e targave

D V

Kurti: Nuk mund të ketë Ballkan të hapur derisa Serbia nuk i pranon dokumentet e Kosovës

D V

Do të ketë masa të reja kufizimi, thotë Oda e Hotelierisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More