Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova regjistron 13 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 28 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus.

 

Rastet e reja dolën pas testimit të 2,628 mostrave.

Sipas njoftimit, gjashtë pacientë janë shëruar në 24 orët paraprake, ndërkaq 350 janë raste aktive.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 967 doza të vaksinës.

Deri më tani, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 780,596 persona.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej 27 dhjetorit, të gjithë personat mbi 18 vjeç, që janë vaksinuar plotësisht para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën përforcuese.

Në Kosovë përdoren dy vaksina, ajo e kompanisë AstraZeneca dhe vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Pfizer.

Related posts

Detaje nga ngjarja në Pejë: I vrarë ka mbetur edhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i lartë i PDK-së

D V

Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj, kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital dhe kishte thyerje të gjymtyrëve

Redaksia

Franca i dhuron Kosovës 117 mijë vaksina Pfizer, Osmani: Beteja me COVID-19 ende nuk ka përfunduar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More