Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova pëson humbje nga Shqipëria

Në stadiumin “Fadil Vokrri” Dardanet e kanë zhvilluar ndeshjen e fundit për këtë vit në kuadër të Grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023.

Kosova u përball me Shqipërinë, nga e cila pësoi humbje, me rezultat 3:1. Kosova nuk e filloi mirë pjesën e parë me ç’rast edhe u ndëshkua duke pësuar gol në minutën e 19-të nga Kristina Maksuti. Më pas rezultatin e thelloi Megi Doci, e cila shënoi golin e dytë në minutën e 45-të.

E në minututat shtesë të pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi golin e parë dhe të vetëm për Kosovën në këtë takim. Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën.

Kombëtarja kuqezi golin e tretë e gjeti në minutën e 83-të nga Qëndresa Krasniqi, e cila shënoi me gjuajtje nga distanca. Kësisoj, Kosova e mbylli këtë vit me humbje, teksa aktualisht renditet e pesta me 4 pikë në kuadër të Grupit F.

Ndeshjet e radhës Dardanet i zhvillojnë në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Related posts

Korridori 8 dhe 10D, Grubi: Përzgjodhëm konsulentin dhe mbikqyrësin

Xh M

Riaktivizohen kërkimet për Martinin, rikthehet shpresa për gjetjen e tij

Xh M

Dy shkolla pa ngrohje në Kërçovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More