Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova në 24 orët e fundit regjistron 2.295 raste të reja me Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related posts

Ambasada e Kosovës në Londër del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

N E

Kurti dhe komisioneri Varhelyi bisedojnë për qytetarët afganë të strehuar në Kosovë

D V

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përshëndet procesin zgjedhor: Kjo është tjetër fitore e demokracisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More