Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova mposhtet në fustall nga Ukraina

5:2 ka pësuar humbje Kosova nga Ukraina në fustall në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

 

Ndeshja është zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

Ukrainasit erdhën tek goli qysh në minutën e pestë kur realizoi Ihor Cherniavskyi. Tre minuta më vonë epërsinë e shtoi Yevgen Siryi. Kosova ngushtoi epërsinë në minutën e 16-të, duke shënuar gol nëpërmjet Drilon Maxharrajt dhe duke shkuar në pushim në disavantazh 2:1. 

Ukrainasit e nisën furiushëm edhe në pjesëlojën e dytë. Mykola Mykytiuk shënoi për 3:1 (27’), derisa më pas realizuan edhe Artem Fareniuk (30’) dhe Yaroslav Lebid (33’). Dardanët nuk arritën më shumë se sa edhe një gol tjetër në minutën e 34-t, të cilin e realizoi Meriton Salihu.

Kosova në këtë fushatë gjendet në Grupin 11 dhe ka tri humbje në po aq ndeshje të zhvilluara. 

Related posts

As Dybala e as Morata nuk arritën t’i marrin topin – ky i fundit e goditi me grusht Tonalin

D V

Arrin marrëveshje me Leeds, e “tradhton” klubin anglez për Nice dhe në fund i dështojnë testet mjekësore – Bamba Dieng mbetet në Marseille

lina

Inzaghi konfirmon rikthimin e Lukakut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More