Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova miraton rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Rezoluta u iniciua nga koalicioni boshnjak ne Kuvendin e Kosovës, Vakat. Deputetët e Listës Serbe lëshuan sallën para kësaj pike të seancës.

 

Në bazë të rezolutës, dënohet ashpër gjenocidi i shtetit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe dënohet çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se padia për gjenocid ndaj Serbisë, që po përgatit Kosova, do të kontribuojë që në të ardhmen të mos përsëriten ngjarje siç ndodhën në Srebrenicë. Nga ana tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka qenë e pritshme që Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë

Është detyrë e jona për kujtimin dhe respektin ndaj viktimave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj botës mbarë që t’ ja japim emrin e duhur këtij krimi prandaj Qeveria jonë ka filluar me kujdes përgatitjet për padinë për gjenocid që do ta ngremë kundër Serbisë. Me dënimin e krimeve përmes rezolutave si kjo që po miraton sot Kuvendi i Kosovës përmes padive si ajo që po e përgatit Qeveria e Kosovës ne do të kontribuojmë që mos të përsëritet më gjenocidi as në Srebrenicë, as në Kosovë e askund tjetër në rajonin tonë. E duam paqen vetëm duke kërkuar drejtësinë, kush e harron drejtësinë nuk punon për paqe – deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Related posts

Ministrja Nagavci dhe zv.ministrja Gexha nisen për ta vizituar në Spitalin e Pejës të plagosurin e sulmit në Gllogjan

D V

Kurti: Kosova dhe Shqipëria jo vetëm që njohin njëra-tjetrën, por kemi besim të plotë tek njëra-tjetra

D V

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More