Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova e nis për mrekulli në Ligën e Kombeve, triumfon me rezultat të pastër në udhëtim te Qipro

Kosova e ka nisur me fitore në Ligën e Kombeve, me rezultat 2-0 ndaj Qipros si mysafir.

Pjesa e dytë ishte vendimtare në triumfin e dardanëve, shkruan Gazeta Olle.

Fillimisht, Valon Berisha ka shënuar gol fantastik në minutën e 65-të, për të zhbllokuar rezultatin në 0-1.

Pas tij, Edon Zhegrova ka shënuar gol të bukur duke dribluar në zonë, për të dyfishuar epërsinë e Kosovës në 0-2, në minutën e 78-të.

Qipro tregoi lojë të mirë në 45-minutat e parë, por pjesa e dytë i takoi totalisht dardanëve.

Kosova tashmë do të rikthehet në shtëpi, ku të dielën zhvillon ndeshjen e dytë të grupit ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”. /Gazeta Olle/

Related posts

Tre avion për shuarjen e zjarreve por vetëm një pilot, ja me çka disponon gjithë vendi

Xh M

Në Poroj të Tetovës u varros trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari

Xh M

Musa Xhaferi: Zona 5, do të jetë lokomotiva e fitores së Frontit Europian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy