Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova e gatshme për duelin me Suedinë, entuziazëm tek Dardanët

Dardanët kanë zbritur mbrëmjen e së premtes në stadiumin modern “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, aty ky nesër do të ketë edhe mijëra bashkëatdhetarë tanë në përkrahje të Kosovës.

Në stërvitjen e fundit djemtë dardanë janë shfaqur me disponim dhe humor të mirë, teksa me padurim e presin ndeshjen e nesërme, ngase pas shumë kohësh do të luajnë në një stadium të stërmbushur me tifozë, e ku një një pjesë e madhe e tyre do të jenë zë i fuqishëm dhe motivues për ekipin tonë kombëtar.

Stërvitja e sotme ka qenë me intensitet më të ulët dhe kryesisht i ka shërbyer lojtarëve për t’u ambientuar me fushën, teksa përzgjedhësi Challandes ka dhënë edhe këshillat e tij për lojën që duhet aplikuar kundër suedezëve.

Në këtë stërvitje ka qenë i pranishëm edhe Lirim Kastrati, i cili mungoi në stërvitjet paraprake për shkak të ekzaminimeve mjekësore.

Ai ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit kryesisht me ushtrime të lehta dhe vrapime.

Stërvitjen nga afër, në shoqëri të presidentit Agim Ademi, e ka ndjekur edhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci Sherifi.

Related posts

Çmimet në treg, qytetarët: Të larta në krahasim me të ardhurat

Xh M

Si vend kancerogjen zëmë vendin e parë në Europë

Xh M

Ballkani përforcon radhët e sulmit me këtë futbollist

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More