Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova dhe Mali i Zi me projekte të reja infrastukturore

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kabineti qeveritar ka dhënë sot miratimin për nismën e negocimit të Memorandumit të Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për zbatimin e projekteve infrastrukturore të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

 

Aliu në një postim në Facebook ka shkruar se janë plotësisht të përkushtuar për zhvillim ekonomik, në një fqinjësi sa më të mirë dhe afrimin mes dy vendeve.

Sipas Aliut kjo nismë hap rrugët komunikuese, me theks të veçantë për rrugën Rozhajë – Pejë dhe rrugën Deçan – Plavë.

Ai ka thënë se këto projekte do t’i shtyjnë përpara dhe do t’i konkretizojnë në bashkëpunime dypalëshe.

Related posts

Flet babai i Marigona Osmanit: Ajo u mashtrua nga kriminelët

Xh M

Thaçi mbetet në paraburgim, Paneli i Gjykatës së Apelit refuzon kërkesën e ish-presidentit

D V

Konjufca iu drejtohet deputetëve: S’ka pushime para 10 gushtit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More