Agjencia Zhurnal.mk.

Kosova blen 40 fluturake vëzhgimi dhe filmimi nga SHBA-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të pajiset me 40 me fluturake të vëzhgimit dhe filmimit nga SHBA-ja

Sipas Shephard, Kosova përmes programit FMS, do të marr pajisje “RQ-20 Puma Long Endurance (LE) UAS” të prodhuara nga AeroVironment.

Kjo e fundit si ofertuesi i vetëm duhej të përfundonte punën prej 11.01 milionë dollarësh deri më 25 janar.

Shephard Defense Insight vlerëson se Kosova ka porositur gjithsej 40 njësi, ku kostoja për një njësi llogaritet se kap shifrat e 215 mijë dollarëve, transmeton Telegrafi.

Puma LE janë fluturake, të cilat lëshohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territorit, mund të qëndrojnë në ajër  5,5 deri në 6,5 orë,  ndërsa kanë të instaluar një bateri Puma Smart 2500.

Ndryshe, trupat amerikane që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it dihet se kanë përdorur ‘Puma’ për misionet e mbikëqyrjes kufitare.

Related posts

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Xh M

27,404 raste aktive me coronavirus në Kosovë

D V

Sveçla demanton raportimet për keqtrajtimin e Miliçeviqit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More