Agjencia Zhurnal.mk.

Korona virusi ende bën kërdinë në Kinë, regjistrohen gati 18 mijë raste të reja

Kina dje regjistroi 17.909 raste me Kovid-19 ku prej tyre 1.661 janë me simptoma dhe 16.248 pa simptoma, raportuan një pjesë e mediave britanike, duke cituar Komisionin shtetëror kinez të shëndetësisë.

 

Një ditë më parë u regjistruan 16.203 persona të infektuar, nga të cilët 1.794 me simptoma dhe 14.409 pa simptoma. Duke përjashtuar infeksionet nga jashtë, Kina regjistron 17.772 raste lokale, nga të cilat 1.621 me dhe 16.151 pa simptome.

Nuk janë regjistruar viktima, kështu që numri i viktimave me Kovid-19 mbetet në 5.226 i njëjtë me një ditë më parë. Kina deri dje konfirmuar 275.420 raste të infeksioneve me simptoma.

Kryeqyteti kinez, Pekin, raporton për 303 raste me simptoma dhe 159 pa simptoma gjatë 24 orëve të fundit.

Qyteti jugor i Guangzhut ku jetojnë 19 milionë njerëz, konfirmoi 147 të infektuar që kishin simptoma dhe 4.977 raste pa asnjë simptomë.

Çonging ka raportuar për 157 raste lokale të koronavirusit me dhe 2.794 pa simptoma

Related posts

Shpenzimet për festat,ndikim pozitiv në ekonomi

Z.H

Putin nënshkruan një ligj më të ashpër për “agjentët e huaj”

Xh M

Përleshje të reja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More