Agjencia Zhurnal.mk.

Kori Siparantum fiton çmim në Olimpiadën e koreve botërore “World Choir Games 2021”

Kori nga Kosova Siparantum, ka shënuar suksesin e radhës në skenën ndërkombëtare.

 

Ata kanë bërë histori duke u shpallur fitues në Olimpiadën e koreve botërore, “World Choir Games 2021”.

Siparantum është shpallur fitues në kategorinë “The Open Competition-Musica Contemporanea”.

“Sonte jemi të lumtur si kurrë më parë. Kori Siparantum është shpallur fitues në kategorinë, The Open Competition – Musica Contemporanea. Kështu kori Siparantum sonte bëri histori për shtetin tonë, në Olimpiadën e koreve botërore, World Choir Games 2021. Çfarë emocione, puna u shpërblye. Urime Kosovë”, kanë shkruar në një status faqja zyrtare në Facebook e Korit Siparantum.

Kjo është hera e parë në historinë e muzikës korale që Kosova merr pjesë në Olimpiadën më të madhe të muzikës korale në botë, “World Choir Games 2021”.

Ndërsa, kujtojmë që javë më parë kori Siparantum fitoi “Pllakën e Artë” në festivalin internacional të koreve “The Golden Lime of Tuhelj” në Kroaci.

https://www.facebook.com/watch/?v=852671028745570

Related posts

Aktorja Caprice Bourret: Seksi është vetëm 10 minuta të jetës suaj! Ju nuk mund t’i thoni burrit tuaj se jeni të lodhur ose keni dhimbje koke!

Redaksia

Alketa Vejsiu me pushime në Spanjë, shfaq linjat në fustan rrjete

D V

“Gjithë ditën qaje për të”, dikush i përmendi Fifit ish të dashurin dhe shihni si reagoi ajo

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More