Agjencia Zhurnal.mk.

Koreja e Veriut kritikon ShBA-në për mbështetjen që po i jep Tajvanit

Koreja e Veriut akuzoi të shtunën administratën e Biden për ngritjen e tensioneve ushtarake me Kinën përmes mbështetjes së saj “të pamatur” të Tajvanit dhe tha se prania në rritje ushtarake e ShBA-së në rajon përbën një kërcënim të mundshëm për Veriun.Në komentet e bëra nga media shtetërore, zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Pak Myong Ho, kritikoi Shtetet e Bashkuara për dërgimin e anijeve luftarake përmes ngushticës së Tajvanit dhe ofrimin e sistemeve të përmirësuara të armëve dhe trajnime ushtarake.

 

“Ndërhyrja indiskrete” e Shteteve të Bashkuara në çështjet në lidhje me Tajvanin, të cilin Veriu e sheh tërësisht si një çështje të brendshme kineze, kërcënon të ndikojë në një “situatë delikate në Gadishullin Korean”, shkruan BBC.Deklarata e Pak erdhi një ditë pasi Presidenti amerikan, Joe Biden, tha për CNN se Shtetet e Bashkuara ishin të përkushtuara për të dalë në mbrojtje të Tajvanit nëse sulmohet nga Kina.Derisa kjo dukej se mjegullonte qëndrimin e mbajtur prej kohësh të Uashingtonit për ruajtjen e “paqartësisë strategjike”, nëse Kina do të sulmonte Tajvanin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Biden nuk kishte qëllim të përcillte një ndryshim në politikë.

Related posts

Izraeli heq gati të gjitha kufizimet nga koronavirusi

Redaksia

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Redaksia

Investimet në transport patën rritje të qëndrueshme në janar-shtator

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More