Agjencia Zhurnal.mk.

Koreja e Jugut shpall një periudhë zie kombëtare

Presidenti i Koresë së Jugut e ka shpallur një periudhë kombëtare zie për shkak të ikjes në turmë gjatë festimeve të Halloween-it në Seul ku tanimë numri i të vdekurve ka shkuar në 151.Presidenti Yoon Suk-yeol, shprehu ngushëllimet për viktimat derisa i uroi shërim të shpejtë të lënduarve në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte vendin e ngjarjes.

 

“Kjo është vërtetë tragjike”, tha ai. “Një tragjedi dhe fatkeqësi që nuk duhej të kishte ndodhur në zemër të Seulit mbrëmë”.Mediet koreano-jugore raportuan se gjithsej 151 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul të shtunën mbrëma, derisa të paktën 82 persona u lënduan.

Choi Seong-beom, shefi i departamentit të zjarrit Yongsan të Seulit, tha se numri i vdekjeve mund të rritet dhe se një numër i paspecifikuar i të lënduarve janë në gjendje kritike – me të paktën 50 persona që po trajtohen për arrest kardiak.

Related posts

Sonda Tianwen-1 hyn në orbitë rreth Marsit

Z.H

Lavrov: Rusia duhet ta ndalë Ukrainën nga grumbullimi i armëve bërthamore

Z.H

Wang Yaping bëhet gruaja e parë kineze që ecën në hapësirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More