Agjencia Zhurnal.mk.

Kopshtet e fëmijëve, Shahpaska: Kërkojmë rritjen e numrit të fëmijëve në grupe

Shkup, 5 korrik – Për shkak të gjendjes stabile epidemiologjike me COVID 19 në vend, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale,ka kërkuar që të rritet numri i fëmijëve në kopshte nga 15 në 20 fëmijë në një grup.

 

Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska, njëherit njoftoi se janë dorëzuar lista plotësuese prioritare për vaksinimin e të punësuarve në kopshte, me qëllim që fëmijët të jenë në një mjedis ku të gjithë janë të vaksinuar.

“Tani në mënyrë plotësuese listat me të punësuarit e tjerë janë dërguar në Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe në Ministrinë e shëndetësisë. Jemi në komunikim me ta rreth krijimit të prioriteteve dhe nevojës se sa është e rëndësishme që edhe të punësuarit e tjerë të kopshteve të vaksinohen. Këtu nuk flas vetëm për edukatorët por edhe për për punëtorët profesionistë, kuzhinierët, stafin mbështetës teknik etj” – tha Ministrja e Punws dhe Politikws, Jagoda Shahpaska.

Këto komente Shahpaska i bëri gjatë prezantimit të rezultateve nga projekti “Inkluzioni i fëmijëve Rom në institucionet publike komunale -kopshtet e fëmijëve”.

Ky projekt kishte për qëllim menjanimin e barierave egzistuese për qasje të lehtë të fëmijëve rom prej moshës 3 -6 vjet në kopshtet për fëmijë, inkluzion, resocializim si dhe rritjen e vetëdijës tek prindërit për rëndësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve dhe arsimimin e tyre.

Shahpaska, 200 qytetarë janë paraqitur pa dokumente

Shaphanska me këtë rast theksoi se me vendimin për evidentimin e personave që nuk kanë as një dokument personal deri më tani janë paraqitur 200 persona. Shahanska thotë se është e rëndësishme që këta qytetarë pas regjistrimit kanë qasje tek sistemi për mbrojtje sociale dhe ti gëzojën të drejtat e njejta si kategoritë e tjera të qytetarëve që jetojnë në rrezik social.

Related posts

Në Shkup nesër regjim i ndryshuar i komunikacionit për shkak të marshit protestues

Z H

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

D V

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndanë nga 30 mijë denarë për familjet e viktimave

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More