Agjencia Zhurnal.mk.

Koordinatori i OKB-së vlerëson arritjet e Kinës në luftën antipandemike dhe zbutjen e varfërisë

Siddharth Chatterjee, Koordinatori i OKB-së në Kinë, kohët e fundit vlerësoi në një intervistë të posaçme për CMG-në kontributin e Kinës në çështjet antiepidemike globale dhe çrrënjosjen e varfërisë.

 

Në kushtet e përhapjes së pandemisë së COVID-19, Siddharth Chatterjee, një zyrtar i lartë i OKB-së, gjithashtu përfundoi një karantinë 21-ditore në një hotel të përcaktuar kur erdhi në Kinë, si të gjithë shtetasit e tjerë të huaj që hyjnë në Kinë. Ai shprehu mirëkuptimin e vet të plotë për qasjen e qeverisë kineze. Ai beson se masat e forta antiepidemike të qeverisë kineze dhe shkalla e lartë e vetëdisiplinës e njerëzve janë çelësi i fitores së Kinës në luftën kundër epidemisë.

“Epidemia e ka sjellë sistemin shëndetësor botëror në vëmendjen e njerëzve. Mund të shihet se disa vende me sistemet më të forta shëndetësore janë pikërisht vendet që janë shembur më shpejt. Prandaj, ashpërsia e epidemisë në një vend nuk varet tërësisht nga niveli i zhvillimit shoqëror dhe kërkimeve akademike, po gjithashtu lidhet ngushtë me atë nëse njerëzit respektojnë rregullat e parandalimit të epidemisë, mbajnë maska dhe lajnë shpesh duart. Në shumë aspekte, Kina ka vendosur një shembull që vendet e tjera mund ta ndjekin. Nëse çdo vend i ngjan Kinës në respektimin e disiplinës dhe sistemit, virusi do të kontrollohet në mënyrë efektive,” theksoi Siddharth Chatterjee.

Eliminimi i të gjitha formave të varfërisë në botë është një nga objektivat e rëndësishëm të Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së. Deri më tani Kina ka nxjerrë 800 milion njerëz nga varfëria absolute dhe ka kontribuuar për më shumë se 75% të uljes globale të varfërisë. Ajo ka dhënë një kontribut historik në zhdukjen e varfërisë dhe arritjen e zhvillimit paqësor në mbarë botën.

Ndërsa vlerësoi arritjet e Kinës në zbutjen dhe çrrënjosjen e varfërisë, Chatterjee theksoi gjithashtu se në të ardhmen, OKB-ja do të kryejë bashkëpunim të thelluar me qeverinë kineze në fushat përkatëse nëpërmjet një sërë marrëveshjesh kornizë bashkëpunimi të nënshkruara, do të mësojë nga përvoja e Kinës në zbutjen e varfërisë dhe do të nxitë zbatimin e saj në mbarë botën

Related posts

Rasti i studenteve britanike që raportuan për ‘shpime’ pas daljes në klube nate – sa janë gjasat të injektoheni me gjilpërë pa e vënë re?

D V

Talibanët: Amerikanët t’i lirojë asetet e ngrira afgane

N E

Shangai nis administrimin e vaksinës njëdozëshe kundër COVID-19

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More