Agjencia Zhurnal.mk.

“Kontrollo më pas blej” ” – platformë e krijuar nga studentët për ulje të ekonomisë gri

Shkup, 6 dhjetor – “Kontrollo më pas blej” www.proveripakupi.mk është një ueb platformë që u mundëson konsumatorëve të blejnë në mënyrë të sigurtë në internet dhe ka funksionuar për më pak se një muaj. Blerësi që dëshiron të paguajë për një produkt ose shërbim onllajn, në platformë mund të kontrollojë të dhënat e e-tregtarit (kompanisë) nga vendi për t’u siguruar që ai është i regjistruar dhe i besueshëm.

Platforma është shpikje e katër studentëve të vitit të katërt – Stefanija Cvetkovska, Simona Milosheska dhe Ana Mateska nga Fakulteti i shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike – FINKI dhe Hristina Petkovska nga Fakulteti Ekonomik.

Zgjidhja kreative e ekipit të tyre ishte ndër tre fituesit nga dhjetë që morën pjesë në hakatonin onllajn studentor në maj të këtij viti. “Hakoe ekonominë gri në e-tregtinë”. Ata morën një shpërblim prej 1000 euro për zbatimin e zgjidhjes së tyre.

Hakatoni u organizua nga Asociacioni për e-tregti i Maqedonisë (AETM) me qëllim që studentët të gjejnë një zgjidhje që do të ndihmojë në uljen e ekonomisë gri në tregtinë elektronike. Për funksionalitetin e platformës ata bashkëpunojnë me AETM, e cila u dërgon informacionet që vendoset në këtë shërbim.

Ana Mateska nga FINKI tha për MIA-n se platforma është diçka e re që u mundëson individëve të kontrollojnë lehtësisht e-tregtarët sepse të gjithë janë mbledhur në një vend. Ato mund të kërkohen duke futur një emër ose sipas kategorisë.

“Qëllimi i zgjidhjes që kemi zhvilluar, ueb platforma e quajtur “Kontrollo më pas blej”, është të mbledhë të gjithë tregtarët elektronikë në një vend dhe nëse një individ dëshiron të blejë diçka onllajn, ai mund të kontrollojë lehtësisht nëse ai tregtar është i regjistruar dhe nëse është, të sigurohemi se është i besueshëm dhe se i mbrohen të drejtat e konsumatorit”, tha Mateska, duke sqaruar funksionimin e këtij projekti jofitimprurës.

Blerjet në këtë mënyrë, thotë ajo, bëhen të sigurta dhe të besueshme, ndërsa përdoruesit e platformës marrin pjesë në luftimin e ekonomisë gri në tregtinë elektronike – një aktivitet i paligjshëm ekonomik me një efekt negativ në shoqërinë në tërësi që ul edhe cilësinë e jetës.

“Qëllimi i platformës është të arrijë tek tregtarët e paregjistruar dhe t’i motivojë ata të regjistrohen në mënyrë që të vlerësohen nga klientët dhe të njihen si tregtarë të besuar, shton Mateska.

Related posts

Takim i SHA EMV me KEK-un e Kosovës për bashkëpunim energjetik

Xh M

MF: RMV-ja mori grant prej 225.6 milionë eurove

Redaksia

KE: Banka Popullore po merr masat e duhura për t’u përballur me presionet e çmimeve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More