Agjencia Zhurnal.mk.

Kontrolli i brendshëm i MPB-së konstatoi se në Prilep nuk ka pasur sjellje joprofesionale

Prilep, 27 tetor – Në stacionin policor Prilep, Shtabi operativ ndihmës dhe Shtabi operativ republikan i zgjedhjeve lokale 2021 nuk regjistroi deklaratë nga ndonjë qytetar ose subjekt juridik se në periudhën para zgjedhore, në ditë e votimit ose në periudhën paszgjedhore nga ana e nëpunësve policor gjatë ndërmarrjes të veprimeve zyrtare është vepruar në mënyrë joligjore ose joprofesionale ose në cilëndo mënyrë është keqtrajtuar ndonjë person gjatë kryerjes së detyrës, siç ishte thënë në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së.

 

Këtë e kumtuan sot nga Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB prejse janë kryer kontrollet e nevojshme pas akuzave të nxjerra nga partia politike VMRO-DPMNE për keqtrajtim fizik të planifikuar nga ana e nëpunësve policor të punësuar të RPB – Prilep.

“Në ditën e zgjedhjeve, 17 tetor në Prilep nuk është dërguar ndonjë automjet për kontrollim teknike, as nuk është shqiptuar ndonjë sanksion për shkelje në komunikacion, që gjithashtu flet se veprimet e përmendura, nuk kanë ndodhur”, qëndron në kumtesë.

Citohet se MPB është garantues për shprehje të lirë të vullnetit të votuesve në zgjedhje nga viti 2017 deri më sot dhe kjo do të vazhdojë kështu edhe më tutje.

“Apelojmë, që VMRO-DPMNE të ndalet me përhapjen e gënjeshtrave, ndërsa qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre të dielën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale”, nënvizohet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

Humb jetën gruaja shtatzënë në Gjinekologjinë e Çairit, shpëtohet foshnja

D V

Përsëritje të votimit nga rrethi i parë do të ketë në nga një vendvotim në Dibër dhe në Shuto Orizarë

D V

Spasovski: Spekulime janë informacionet për tuba me karburant në autobusin e “Besa Transit”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More