Agjencia Zhurnal.mk.

Kontrolle më të shpeshta për shkak të çmimeve

Shkup, 12 Prill – Pas konfliktit ushtarak në Ukrainë, qytetarët u përballën me rritje të çmimeve të disa produkteve ushqimore bazë. Edhe përkundër masave të marra nga Qeveria, dallimi akoma ndihet, sidomos tek çmimet e vajit për gatim, kurse në raftet e disa dyqaneve nuk ka asnjë produkt tjetër bazë, thonë qytetarët.                                                                                               

 

“A ka ndonjë masë për këtë, po formojnë çmime ashtu siç duan, nuk e kam të qartë. Për shtrenjtë është shumë shtrenjtë.”,- tha një qytetar.

“Dikush ka dikush nuk ka, vaj nuk ka. Sheqer dhe miell ka, kurse vaj nuk ka.”,- theksoi një qytetar.

Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve thotë se autoritetet tashmë e kanë sanksionuar tregtinë mashtruese, por dyshimet ende ekzistojnë.

“Ndoshta disa tregtarë që e aplikojnë një praktikë të tillë, siç thamë është e pandershme, është praktikë e tregut dhe përdorin rritjen e çmimeve, pra diku do të gjesh vaj për 120 denarë, diku nga 150, diku 140 dhe kjo e vë situatën në pikëpyetje. Kështu që vërtet duhet që Inspektorati Shtetëror i Tregut të dalë më shpesh në terren për të kontrolluar çmimet dhe diferencën e çmimeve.”,- deklaroi Marija Velkova nga Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve: T’i kushtohet vëmendje edhe afatit të produkteve

Kur bëhet fjalë për produktet ushqimore dhe mashtruesit e tregut, vëmendje të barabartë duhet t’i kushtohet edhe afatit të produkteve, thonë nga Oda e Konsumatorëve.

“Tashmë nuk është vetëm Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Ligji për Sigurinë Ushqimore që edhe aty kemi probleme. Në disa produkte të caktuara etiketat e shkruara nuk janë të sakta, janë ngjitura mbi datën e skadencës së produktit.”,- theksoi Marija Vellkova nga Organizata për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Numri i mbi 2600 lëndëve në vit tregon se konsumatorët përballen me padrejtësi edhe në sferat tjera të blerjes.

Related posts

Arsovska u kthye nga Konya me një automjet zjarrfikës si donacion

Z.H

Analizë: A rrezikon LSDM ta humbë për herë të parë në histori Kumanovën shkaku i Dimitrievskit?

Z.H

Arsovska: Drejtorët të mos tradhtojnë besimin e qytetarëve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More