Manastir, 4 qershor – Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Manastir, së bashku me ekipe të SPB Manastir, sot në mëngjes kryen kontroll në vendin e ngjarjes të objektit të djegur – qendra e kulturës “Vanço Mihajllov”.
“Gjetjet fillestare nga kontrolli udhëzojnë se i është vënë flaka pjesës hyrëse të objektit. Janë marrë gjurmë nga vendi i ngjarjes, për të cilat prokurori publik dha urdhër për ekspertizë”, ceket në kumtesën e sotme nga Prokuroria publike.
Me qëllim të zbulimit të kryesve, prokurori publik menjëherë dha edhe urdhër për sigurim të xhirimeve nga kamerat e sigurisë në vetë objektin, por edhe nga objektet përreth.