Agjencia Zhurnal.mk.

Kontributi i Maqedonisë së Veriut për Ukrainën përballë agresionit rus: Jemi mes pesë shteteve të para!

Shkup, 10 janar – Në kontekst të kontributit drejt sigruisë kolektive të NATO-s, Maqedonia e veriut po tregohet leat aktiv dhe i besueshëm. Këtë e theksojnë edhe zyrtarët në Shkup, por edhe në Bruksel. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të fundit në Shkup në nëtor të vitit të kaluar, theksoi qartë se Maqedonia e Veriut kontribuon në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), ka shprehur përkushtimin për të harxhuar 2 për qind të PBB-së në mbrojtje, ka dënuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si dhe ka dhënë mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

“NATO mund të mbështetet në Maqedoninë e Veriut dhe Maqedonia e Veriut mund të mbështetet në NATO. Aleanca garanton sigurinë tuaj, ju jeni të mbuluar nga patrullimi ajror i NATO-s. Avionët luftarakë nga Greqia dhe Italia patrullojnë qiellin tuaj për t’ju mbajtur të sigurt. Ky është solidariteti i NATO-s në veprim”, tha Stoltenberg, duke shtuar se siguria në Ballkanin Perëndimor është e rëndësisë thelbësore për NATO-n, duke shtuar se ka arsye për shqetësime. Para ca kohe Ministria e mbrojtjes në Shkup ka njoftuar se është refuzuar kërkesa e fundit e Ukrainës për ndihmë ushtarake. Mirëpo kjo është bë për shkak të mundësive të limituara, e aspak për shkak të ndryshimit të qasjes së Shkupit zyrtar ndaj konfliktit në Ukrainë.

Ministrja e mbrotjtjes Sllavjanka Petrovska në një intervistë ekskluzive për Zhurnal, madje pat theksuar se ndihma për Ukrainën është ndihmë që njerëzit të jetojnë të lirë në botën demokratike, duke shtuar se vendi ynë është në mesin e pesë vendeve që kanë konribuar më së shumti për Ukrainën, kuptohet nëse krahasimi bëhet sipas numrit të banorëve të një shteti.

“Të motivuar nga ajo që sot është imperativ, e ajo është që njeriu të jetojë i lirë në botën demokratike, kemi sjellur disa vendime deri tani për donimin e llojeve të ndryshme të pajisjeve dhe armatimit, në bazë të kërkesave që u dorëzuan nga pala ukrainase. Do të vazhdojmë, kuptohet edhe në të ardhmen, deri sa të jetë kjo e nevojshme dhe deri sa ekziston pajisje dhe armatim që mundemi ta dhurojmë, e kuptohet me dhurimin e  së cilës nuk do e dëmtojmë gatishmërinë ushtarake të armatës maqedonase, sepse funksioni bazik i mbrojtjes është që ta garantojë sigurinë e vetë, sigurinë e vendit. Si ministre e mbrojtjes, kuptohet nuk do të dëshiroja të ndërmarr aktivitete me të cilat do ta rrënoja këtë. Procesi i sjelljes së vendimit për donacion shkon në korelacion me atë çka është mendim profesional ose ekspertizë e Shtatmadhorisë së armatës, të cilët janë më të thirrur të japin vlerësim profesional rreth asaj nëse ndonjë donacion i caktuar do të ndikojë negativisht në gatishmërinë ushtarake. Të gjitha donacionet të cilat i kemi dhënë deri tani, apsolutisht nuk kanë pasur ndikim në uljen e gatishmërisë ushtarake, kurse nga ana tjetër kanë kontribuar sadopak që Ukraina të ketë sukses në luftën e saj. Siç e thash, do të vazhdojmë deri sa të ketë nevojë për diçka të tillë. Ja një e dhënë-numërohemi në mesin e pesë vendeve që krahasimisht për kokë banori ose performancave tjera ekonomike, deri tani kemi dhuruar pajisje ushtarake dhe armatim për Ukrainën. Megjithatë, do e përsëris, në fund të ditës të gjithë ne që jetojmë dhe e përkrahim sistemin demokratik edhe të qeverisjes edhe të jetesës, të gjithë ne që vlerësojmë se jeta e njeriut nuk ka çmim, imperativi më i lartë është që ajo luftë të ndërpritet sa është e mundur më shpejtë. Por deri sa vazhdon, derisa Ukraina ka nevojë ta mbrojë territorin e saj, përkrahja do të vazhdojë”, pat deklaruar Petrovska.

E zëvendës ministri i mbrojtjes, Tiron Jajaga, ka folur edhe për kontributin që ushtria e Maqedonisë së Veriut jep në Krahun Lindor të NATO-s, ku në kuadër të Aleancës gjendemi ballë për ballë me ushtrinë e Rusisë edhe atë në zona mjaft problematike. Në kontekst të kontributit drejt sigurisë kolektive të NATO-s, Maqedonia e Veriut është aleat aktiv dhe i besueshëm. Pjesëtarë të Armatës janë pjesë e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani, ku japin kontribut të drejtpërdrejtë dhe personal për sigurinë e krahut lindor të NATO-s. Do të kisha theksuar se edhe Misioni ynë i përhershëm në NATO ëhstë tërësisht i ekipuar, me përfaqësues më të lartë ushtarak në selinë e NATO-s, kurse i ekipuar është edhe misioni mbrojtës.

Përveç në Misionin e përhershëm në NATO, Maqedonia e Veriut është prezente edhe në komandat e Aleancës, veçanërisht n ë Komandën supreme të Aleancës të NATO-s për Evropë në Mons. Duke filluar nga viti 2024 kemi në plan të japim kontributin tonë edhe në kuadër të Divizionit për diplomaci publike të NATO-s në bazë të parimit të kontributit vullnetar. Kontribuojmë edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e kjo mund të shihet përmes pjesëmarrjes sonë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut është pozicionuar edhe si faktor serioz i stabilitetit në rajon, që ka peshë jashtëzakonisht të veçantë për ne, por edhe për NATO-n”, ka theksuar Jajaga. Sipas tij, krejt ky investim i vazhdueshëm në Armatë, mundëson që të rritet gatishmëria e saj ushtarake, me çka përforcohet edhe siguria jonë kombëtare edhe siguria kolektive e NATO-s./Zhurnal

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy