Agjencia Zhurnal.mk.

Konkursi për regjistrim në konvikte, MASh: Aplikimi i nxënësve përfundon më 15 korrik

Shkup, 5 korrik – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njofuar se deri më 15 korrik është i hapur konkursi për pranim të nxënësve në konviktet publike, për vitin e ri shkollor.

 

Nga MASH theksojnë se të drejtë për vendosje në konvikte kanë nxënësit që janë regjistruar si të rregullt në shkollat e mesme, për vitin shkollor 2021/2022.

“Gjithashtu duhet të jenë shtetas të RMV-së, shkolla në të cilën është regjistruar të jetë së paku 25 km larg vendit që jeton dhe të ketë transport të organizuar publik, në të kundërtën shkolla duhet të jetë 10 km larg vendit që jeton nxënësi”, thuhet më tej në komunikatën e MASH.

Përvec dorëzimit të dokumentacionit të plotësuar paraprakisht në konvikte, nxënësit mund të aplikojnë edhe në mënyrë elektronike, edhe atë më së voni deri më 15 korrik, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.

Related posts

ASHMAA e hapi debatin publik për projekt- udhëzimin për reklamat politike me pagesë për zgjedhjet lokale

D V

Clark: Ahmeti ka patur rol legjendar në ndërtimin e këtij shteti

Z H

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More