Agjencia Zhurnal.mk.

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Shkup, 1 dhjetor – Konkurset e ndryshme për punë në Maqedoninë e Veriut sipas gjitha gjasave më shumë reflektojnë të jenë dëmtuese për qytetarët se sa ndihmuese. Dëmtuese në kontekst të asaj që një qytetar për të aplikuar duhet të plotësoj aplikimin e paraparë dhe të dorëzojë një grumbull dokumentesh, e për këto të fundit cili do dokument që nxirret ka një kosto të veçantë. Por, dëmtimi nuk ndodhë nëse edhe pranimi i aplikantëve bëhet sipas kritereve, dhe jo sipas listës që mbahet nën tavolinë para se të hapet konkursi të dihet se kush duhet të pranohet. E më pastaj të hapet një konkurs sipërfaqësor dhe për të arsyetuar “nepotizmin” apo “ndikimin partiak”. Kjo praktikë e keqe është evidente nëpër shumë institucione të vendit, shkruan Zhurnal.

Sa janë reale konkurset në vendin tonë?

Në Maqedoninë e Veriut konkurset më shumë janë simbolikë se sa në të vërtetë konkurse. Kjo mbase është dëshmuar ndër vite se si në konkurse në spitale pranohen mjek që kolegët e tyre kanë dëshmuar se ata që janë pranuar kanë pasur sukses më të dobët gjatë studimeve, ndërkaq këtë me sukses të lartë janë refuzuar, vetëm sepse emrat e këtyre të fundit nuk kanë figuruar në listën paraprake para se të hapet konkursi publik. Kjo dëshmon qartazi se konkurset nuk janë aspak reale, janë shumë të dyshimta dhe manipuluese.

Se nuk janë reale e të vërteta këto konkurse është dëshmuar se si qytetarët vrapojnë të gjejnë ndonjë lidhje të mundshme që me anë të intervenimeve të pranohen nëpër vende të ndryshme të punës. Kjo pra flet qartazi se sa të pabesueshme janë konkurset “falsifikuar” që as nuk kontrollohen aplikantët, vetëm veprohet duke respektuar atë “listën e kobshme” që e ka dërguari kryetari i partisë, ministri apo deputeti deri tek institucioni që kërkon punëtorë.

Konkurset e tilla më shumë dëmtojnë të pa punët që duhet të shpenzojnë që të aplikojnë, aplikimi i tyre as që shqyrtohet-

Qytetarët nevojtarë për punë mezi presin ndonjë konkurs publik, dhe në momentin që shohin se kriteret e kërkuar për vendin e punës i plotësojnë ata veçmë fillojnë me përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar. Por, kjo nuk është edhe aq e lehtë dhe e thjeshtë, me fjalë të tjera kjo përgatitje e dokumentacionit ka një kosto të veçantë. Por, më keq se kaq bëhet fjalë për shpenzime të mijëra denarëve që në fund ato dokumente të përfundojnë në shporta as pa u kontrolluar. Kjo mbase shkakton dëshprim thelbësor e vështirë të riparueshëm.

Shembull konkret i asaj se si dëmtohen qytetarët e pa punë nga konkurset për punë, që në realitet nuk janë konkurse reale por janë “falsifikuar” dhe sipërfaqësore. Në çdo konkurs kërkohet vërtetim mjekësor se për të dëshmuar gjendjen e gatishmërisë për punë, ky vërtetim për tu marr ka një kosto prej 1000-1200 denarë. Pastaj, dokument tjetër i nevojshëm është edhe vërtetim nga gjykata se nuk je i dënuar, kosotja e të cilit është 360 denarë, diplomë të notarizuar me kosto prej 300-600 denarë, si dhe shumë dokumente të tjera, ku secili prej tyre ka një kosto të veçnatë.

Dhe, kur shikohet se sa të pa punë aplikojnë, edhe kur numri është i kufizuar konkursi vazhdon të qëndrojë hapur, i gjithë ky shpenzim pothuajse për një aplikim ka kosoto prej 25-30 euro, përderisa dokumentet përfundojnë në shporta këto para përfundojnë në buxhet të shtetit, e pastaj dihet se si menaxhohet buxheti në këtë shtet.

Ka raste ku në polici pranohen 500 policë, ndërkaq konkurrojnë afër 8000 persona. Edhe më keq se kaq këto 500 policë të pranuar kanë qenë në listën e përgatitur para se të hapet konkursi. E njëjta ndodhë edhe në doganë si dhe institucione tjera, kjo është dëmtim i qytetarëve të pa punë, në vend se tu ndihmohet kjo metodologji funksionimi dëmton në mënyre manipuluese.

Kur punësimet janë të rezervuara pse hapen konkurse publike?

Përgjigja e kësaj pyetje qëndron në “listën e kobshme” që dërgohet në institucionin që ka nevojë për punëtore, dhe pastaj u jepet sinjale për të hapë konkurs publik, por që të pranuarit do të jenë vetëm ata emra që janë të shkruar në listë. Pse quhet “listë e kobshme” pasi në këtë listë ka edhe analfabet funksional, edhe njerëz jo adekuat për vendin e punës, por që janë familjarë të ndokujt, aktivistë partiak, ose të afërt me kryetarin e partisë.

Dhe, pasojat e kësaj liste janë evidente gjatë viteve kur progresi mungon, zhvillimi ka stagnuar sepse janë vendosur njerëzit jo të duhur në vende të gabuara, ata që meritojnë dhe që plotësojnë kriteret e duhura as që merren parasysh, e kjo pastaj krijon zhgënjim të thellë që shoqërohet me ikje prej vendi.

Megjithatë, edhe ndaj kësaj ikjeje këta që dërgojnë lista se kush duhet të pranohet në punë, nuk qëndrojnë të heshtur, por ndajnë shqetësim dhe e quajnë trend botëror. Jo, kjo është praktike e ulët që përdoret ndër vite që i humbë vlera dhe besimi konkursit publik, nuk ka kritere në pranim, e kjo nuk sjellë gjë tjetër pos dëshpërim. /Zhurnal.mk

Related posts

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

D V

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

D V

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova 362,682 (40,08%), Stevo Pendarovski 180,306 (19,93%)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky